Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon ‘Ditët e Gjyqësorit’, të cilat do të mbahen në pesë ditë takime të ndara.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon ‘Ditët e Gjyqësorit’, të cilat do të mbahen në pesë ditë takime të ndara.

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në mbështetje të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, organizon ‘Ditët e Gjyqësorit’, të cilat do të mbahen në pesë (5) ditë takime të ndara.

Takimi në ditën e parë do të mbahet me strukturën menaxheriale të sistemit gjyqësor duke përfshirë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryetarët dhe gjyqtarët mbikëqyrës të gjykatave, administratorët dhe ndihmës administratorët e gjykatave.

Prandaj, ftojmë përfaqësuesin e mediumit tuaj që të marr pjesë në ditën e parë të ‘Ditëve të Gjyqësorit’, ku do të diskutohet lidhur me sfidat aktuale mbi gjyqësorin. Takimi do të mbahet me datë 17 nëntor 2023, (e premte), nga ora 09:00 deri 14:00, në

Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë.

email adresën: [email protected]

Me respekt,

Albert Zogaj

Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …