Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Nga sot e deri më 16 gusht mund të aplikohet për certifikim të partive politike, koalicionet dhe iniciativat qytetare

Prej sot e deri më 16 gusht është afati i aplikimit për certifikim të partive politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur të cilët duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim. “Njoftohen të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale se afati i aplikimit për certifikim ka filluar dhe përfundon më 16 gusht 2021. Kërkesat për certifikim dorëzohen në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, në çdo kohë, gjatë orarit të punës, nga ora 08:00 deri 16:00. Për informata shtesë, mund të vizitoni ueb faqen e KQZ www.kqz-ks.orgose kontaktoni në tel. 038 200 81 010”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 17 tetor 2021

Kontrolloni gjithashtu

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Kurti dikur thoshte se do ta ndalte migrimin, tani me qeverisjen e tij edhe djali i dëshmorit e lëshon Kosovën

Petrit Arifi, djali i dëshmorit Kastriot Arifi, po përjeton një moment të vështirë, duke e …