Nga sulmet izraelite në Gazë, gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë e masakruar 163 palestinezë , kurse 350 tjerë janë plagosur

Nga sulmet izraelite në Gazë, gjatë 24 orëve të fundit  janë vrarë e masakruar 163 palestinezë, ndërsa  350 tjerë janë plagosur, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë në Gazë. Një numër i madh i viktimave janë akoma nën rrënojave kurse ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën që të arrijnë deri te ata u tha ndër tjera nga kjo ministri. Sulmet e fundit kanë vënë bilancin e përgjithshëm në Gazë në 24 mijë e 448 mijë të vrarë dhe 61 mijë 504 të plagosur. Ndërkohë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Xhon Kirby ka thënë se i dërguari i SHBA-së në Doha, Brett McGurk do të vazhdojë  përpjekjet që të arrihet një shkëmbim i ri i pengjeve të Hamasit me këmbim të burgosurve palestinezë që gjenden nëpër burgjet e Izraelit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …