Ngrihet aktakuzë kundër nëntë të dyshuarve për bashkëpunim me Lavdrim Muhaxherin

Ngrihet aktakuzë kundër nëntë të dyshuarve për bashkëpunim me Lavdrim Muhaxherin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë me dyshime për terrorizëm kundër 9 personave, të cilët konsiderohet se kanë vepruar me Lavdrim Muhaxherin, i cili është vrarë kohë më parë në radhët e ISIS-it. Sipas aktakuzës, të pandehurit me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri, iu kanë përgjigjur thirrjes që ta kryejnë  sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli, të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen e  futbollit mes ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit,  më 12 nëntor 2016. Bëhet e ditur se ky sulm ishte parandaluar nga organet e sigurimit të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Azemi: LDK në fazë konsolidimi dhe ringritjeje, nevojiten unitet dhe disiplinë organizative

Pas mbledhjes së kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Ferizaj, Visar Azemi …