Niko Peleshi: Shqipëria armatoset me raketa

Ministri i Mbrojtjes së Qeverisë së Shqipërisë z.Niko Peleshi ka konfirmuar në emër të qeverisë për armatosjen me raketat që kanë shkatërruar pjesën dërmuese të tankeve ruse në Ukrainë. “Është në kuadrin e modernizimit të Forcave të Armatosura, rritjes së kapaciteteve tona, plotësimit të objektivave që Shqipëria ka në raport me NATO-n. Sistemi raketor antitank “Javelin” prodhohet nga kompania amerikane, më e madhja në botë e industrisë ushtarake Lockheed Martin dhe ne kemi bërë porosinë tonë aty si pjesë e rrugëtimit tonë për forcimin e Forcave të Armatosura, modernizimit, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes territoriale të vendit tonë. Nuk është se ka ndonjë kërcënim konkret që mos të krijojmë panik, ne jemi një vend në NATO, ne kemi zgjidhur çështjen e sigurisë kombëtare, jemi të mbrojtur, sepse na mbron neni 5 i traktatit të NATO-s, sipas të cilit hapësira e NATO-s është e paprekshme, por ne natyrisht do të vazhdojmë të ndjekim ritmin e NATO-s për t’u forcuar si pjesë e një aleance defensive”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …