Dialogu Kosovë-Serbi

Subjektet opozitare janë shprehur kundër mundësisë që të bëhen pjesë ekipit negociator të Kosovës në bisedime

Subjektet opozitare janë pro arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, por janë shprehur kundër mundësisë që të bëhen pjesë e ekipit negociator të Kosovës në këto bisedime. Zyrtarët opozitar kanë deklaruar se kontributin e tyre do ta japin në Kuvendin e Kosovës.Me këtë rast nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se është kundër krijimit të ndonjë trupe unifikuese për dialog, duke thënë se Gjykata Kushtetuese ka treguar se Kryeministri e ka përgjegjësinë që ta udhëheqë këtë proces.“Ju e dini që kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Në atë vendim Gjykata Kushtetuese ka treguar se mekanizmat e tillë janë kundër Kushtetutës dhe se kryeministri e ka përgjegjësinë. Ne jemi të gatshëm ta japim kontributin tonë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Çitaku. Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, mendon se Qeveria e Kosovës nuk e ka asnjë arsye që ta zvarrisë procesin e dialogut me Serbinë.“Nuk ka parti anti-dialog në Kosovë. Nuk e di pse duhet të mos hyjë guximshëm në këtë kohë dhe me zgjedhë problemin me Serbinë”. Kurse nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se kjo parti do të mbështesë Qeverinë në çdo proces me interes nacional.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …