Nikolla: Mbledhja e dy kuvendeve në prag të festës së pavarësisë së Shqipërisë as nuk mund të ëndërrohej vite më parë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka vlerësuar lart mbledhjen e përbashkët të institucioneve ligjvënëse të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai ua përkujtoi të pranishmëve se vite më parë, as që mund të ëndërrohej një mbledhje e tillë e përbashkët e të dyja kuvendeve. “Dikur edhe si ëndërr nuk mund të na shfaqej ky moment nga pengesat e panumërta të historisë që ekzistencën, territorin, gjuhën e identitetin na vinin në diskutim.  Teksa ecim nëpër stinë e mote shqiptarët gjetën shekullin e tyre ngado që ata u nisën – nga Prizreni e Vlora, nga Tirana e Prishtina, nga Shkodra e Tetova, nga Tuzi e Gostivari, nga Korça e Presheva. U bë Shqipëria dhe Kosova, u bënë shqiptarët këndej e andej kufirit, qytetarë të denjë të civilizimit që i përkasin. Ajo çka ndodhi më 28 nëntor 1912 nuk ishte gjithçka që shqiptarët dëshironin, por ishte guri i themelit mbi të cilin do të ndërtohet e ardhmja” theksoi mes tjerash kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …