Rama: Shqiptarët nuk ishin asnjëherë më mirë në raport me të huajt sesa tani

Duke folur për gjendjen e kombit shqiptar në Shqipëri, Kosovë e troje tjera etnike, kryeministri, Edi Rama theksoi se shqiptarët nuk ishin asnjëherë më mirë në raport me të huajt sesa tani. “Shqiptarët nuk ishin asnjëherë më mirë në raport me të huajt sesa tash. Përsëri edhe sot nuk besoj që shqiptarët janë më mirë në raport me vetveten. Nuk besoj që  do ta kishte imagjinuar dikush që në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kosova do të ishte e lirë dhe e pavarur. Nuk do ta kishte besuar dikush që në Maqedoninë e veriut do të ishte shqipja gjuhë zyrtare, në 110 vjetorin e pavarësisë ose në këtë përvjetor në Mal të Zi të ishte një kryeministër shqiptar” theksoi kryeministri, Edi Rama. Ndërsa duke folur për procesin e njohjes së Kosovës, ai tha se beson plotësisht se njohja përfundimtare e Kosovës do të vijë shumë më shpejt se ç’u desh për të shpallur pavarësinë si shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …