Kurti: Ndarjet krahinore, bajraktarizmat, ishin pengesë e prapambeturi atëherë, janë pengesë e prapambeturi edhe sot

Kryeministri, Albin Kurti ka vlerësuar lart datën e 28 Nëntorit duke përkujtuar porosinë e atdhetarëve shembullor, për t’u bashkuar e për të bërë gjithë çka për komb e atdhe. “Ndarjet krahinore, bajraktarizmat, ishin pengesë e prapambeturi atëherë, janë pengeesë e prapambeturi edhe sot. Prandaj duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri-tjetrit, jo për të penguar por për të kontribuar. Hapësira jonë publike, politika, kultura, ekonomia nuk janë qifligje të bllokuara me tapi, por e përbashkëta kala ku e vëmë të gjithë nga një gur. Na duhet të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm në kremte, jo vetëm ne politikanët. Na duhet të punojmë bashkë, të ndajmë ide me njëri-tjetrin, t’i pranojmë perspektivat e ndryshme, kritikat njëri-tjetrit. Të punojmë së bashku”, tha në mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë e të Kosovës të mbajtur në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Policisa

Policia e Kosovës nuk është e kënaqur me pagat e reja, të cilat i ka caktuar Qeveria

Pavarësisht se Qeveria e Kosovës njoftoi se, përmes Ligjit të ri për pagat në sektorin …