Doda: Duhet të përsërisim se lufta e UÇK-së është faqe lavdie në historinë e kombit tonë

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Mesila Doda ka vlerësuar lartë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës dhe drejtuesve të saj, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë që padrejtësisht po mbahen në Hagë. Gjatë fjalës para të pranishmëve, Mesila Doda theksoi se në sallën ku po mbahet takimi i Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës, vërehet mungesa e drejtuesve të luftës çlirimtare. “Kjo sallë ka mungesa të mëdha sot, janë komandantët e luftës; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe të tjerë. Duhet të përsërisim se lufta e UÇK-së është faqe lavdie në historinë e kombit dhe njerëzit që i dalin zot atdheut të tyre janë heronj dhe jo kriminelë lufte. Ne sot bashkërisht mbrojmë luftën dhe heronjtë tanë nga çdo sulm. Nuk mund të humbim në paqe atë që fituam në luftë. Kosova dhe beteja e saj janë fitore të jashtëzakonshme në mijëvjeçarin e ri. A është gabim të ëndërrosh bashkimi kombëtar? Në fakt është gabim të ëndërrosh dhe të mos punosh për të”, theksoi në mes tjerash, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Mesila Doda.

Kontrolloni gjithashtu

Policisa

Policia e Kosovës nuk është e kënaqur me pagat e reja, të cilat i ka caktuar Qeveria

Pavarësisht se Qeveria e Kosovës njoftoi se, përmes Ligjit të ri për pagat në sektorin …