Nikos Dendias: Me Turqinë nuk mund të merremi vesh, sepse ata janë arrogantë, por me Shqipërinë ia dalim

Nikos Dendias: Me Turqinë nuk mund të merremi vesh, sepse ata janë arrogantë, por me Shqipërinë ia dalim

Diplomacia greke po ndërmerr hapa konkretë për çështjen e zgjerimit në detin Jon, dhe kjo është konfirmuar nga ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. Ai i deklaroi, Real News-it grek nisjen së shpejti të dialogut me Shqipërinë pas të cilit thotë ai, do të ketë marrëveshje  ashtu si me Egjiptin dhe Italinë. “Greqia ka dëshmuar se promovon dialog me të gjithë fqinjët e saj pa përjashtim. Përmes dialogut të sinqertë kemi arritur marrëveshjet me Egjiptin dhe Italinë dhe përmes dialogut kemi arritur nënshkrimin e marrëveshjes së mbrojtjes me SHBA. Përmes dialogut, i cili do të fillojë së shpejti, ne do të arrijmë një marrëveshje edhe me Shqipërinë. Ne diskutuam me Haiko Maas të dy mirëseardhjen që kemi për Gjermaninë për të luajtur një rol konstruktiv në de-përshkallëzimin e tensioneve të shkaktuara nga fqinji ynë dhe jemi gjithmonë të gatshëm për dialog me Turqinë. Unë isha i qartë, megjithatë, se nuk mund të ketë dialog nën kërcënime, fyerje dhe provokime ose kur të drejtat tona sovrane po shkelen nga Turqia  tha Dendias, i cili komepnsimin e zgjerimit e llogaritë ne detin e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …