Nisma

Nisma: Deklarata e Bidenit për demarkacionin e demantoi Qeverinë

NISMA për Kosovën e ka vlerësuar lart vizitën e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden. Zyrtar të këtij subjekti politik kanë thënë se kjo vizitë ishte rikonfirmim i mbështetjes së Amerikës për vendin tonë. Anëtari i kryesisë së “Nismës për Kosovën”, Bilall Sherifi ka thënë se  ajo që bëri përshtypje në fjalën e tij ishte fakti kur ai tha se demarkacioni nuk është çështje evropiane dhe se pa marrë parasysh se si kjo çështje do të përfundojë, mbështetje e SHBA-ve nuk do t’i mungojë Kosovës. Kjo pa dyshim është demantim i asaj që deri më sot ka thënë qeveria e Kosovës për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Uk Lushi apelon te liderët e Kosovës për trajtim dinjitoz të krerëve të UÇK-së

Aktivisti kosovar në SHBA, Uk Lushi, ka folur për keqtrajtimin e ish-krerëve të UÇK-së në …