NISMA e Gruas për Kosovën, sot ka mbajtur Kuvendin e I-rë Zgjedhor. Hapja e këtij Kuvendi është bërë në prani të lidershipit të NISMA për Kosovën. Para anëtareve të Nismës së Gruas, ka folur kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi. Krasniqi ka falënderuar gjithë gratë që kanë dhënë kontribut për Nismën. Po ashtu, Krasniqi tha se NISMA për Kosovën dëshiron që gratë e Nismës, të marrin në duar ndryshim e vendit. Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë fjalës së tij ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më keq, por ndryshimi nuk vjen pa angazhimin e vajzave dhe grave të vendit, ndaj i ka inkurajuar ato që të angazhohen sa më shumë në zhvillimet politike të vendit. Kryetari Limaj ka theksuar se Kosova qeveriset nga një regjim që e ka shkelur Kushtetutën në 21 nene dhe që ka premtuar 200 mijë vende pune, por nuk ka realizuar asgjë nga premtimet e saj. “Vajzat dhe gratë e Nismës, nuk kanë pranuar të shantazhohen, s’kanë pranuar të mashtrohen. Ky mentalitet duhet të zgjerohet në tërë Kosovën. Shumë kolege tuaja pushtetarët i mashtrojnë”, ka thënë kryetari Limaj. Kryetarja e NISMA e Gruas për Kosovën, Valdete Bajrami, në fjalimin e saj ka falënderuar të gjitha gratë e Nismës, për angazhimin e madh që kanë dhënë deri më sot në të mirë të politikave të subjektit Nisma. Ajo ka bërë thirrje që të NISMA të bashkohen sa më shumë gra e vajza të reja nga i gjithë vendi, sepse NISMA ka nevojë për kontributin e gjithësecilës. Kuvendi i I-rë i NISMA e Gruas për Kosovën, është duke vazhduar me zgjedhjen e delegateve të Këshillit dhe të Kryesisë së Gruas.
Kontrolloni gjithashtu
Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022
Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …