Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë, Haki Demolli dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama u pritën në vizitë zyrtare në Pentagon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ministri Demolli dhe gjeneral Rama zhvilluan takim në Zyrën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes ku u pritën nga kolonel James Lampton, Shef i shtabit për Rusi, Ukrainë dhe Euroazi. Në takimimin e ministrit Demolli dhe Gjeneral Ramës me kolonelin Lampton e ku ishin të pranishëm edhe Komandanti i Gardës Kombëtare të Aivës, gjeneral Timothy Orr dhe Atasheu amerikan i Mbrojtjes i akrediar në Kosovë, kolonel Chad Butts, u diskutuan sfidat e sigurisë, e me theks të vecantë në Ballkanin Përendimor si dhe sfidat e Rublikës së Kosovës në aspektin e sigurisë gjithashtu. Më këtë rast, ministri Demolli e njoftoi kolonelin Lampton mbi hapat që ka ndërmarrë shteti i Kosovës duke aprovuar ligjin i cili ndalon pjesmarrjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në luftërat e huaja, duke theksuar edhe rezultatet e arritura të gjithë fakrorëve dhe instutucioneve të shtetit në parandalimin e këtij fenomeni i cili ka qenë i shprehur jo vetëm në Kosovë por në përgjiths në rajonin e Ballkanit dhe si rezultat i këtij angazhimi numri i shtetasve të Kosovës i angazhuar në luftëra të huaja është zvogëluar dukshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore
Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …