Kryetari Begaj, vizitoi të dëmtuarin nga zjarrin

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të shtunën gjatë ditës ka vizituar familjen e Hashim Malokut nga Plloqica, pasi në orët e hershme, i ishte djegur stalla me gjithë bagëti brenda. Kryetari Begaj, i ka shprehur keqardhjen e tij për dëmin e shkaktuar si në objekt, ashtu edhe në bagëti.

“Më vjen sinqerisht keq për dëmin që ju është shkaktuar” i tha Begaj, pronarit të kësaj ferme të vogël, të cilit, besohet se përveç stallës dhe ushqimit për kafshë, i janë djegur edhe pesë lopë që gjendeshin brenda.

Sipas dëshmive të para, ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës katër të mëngjesit dhe me gjithë intervenimin e njësisë së zjarrfikësve dhe Policisë së Kosovës, nuk ka qenë e mundur që të shpëtohet djegia, ndërsa shkaqet e këtij zjarri, ende nuk dihen, kurse dëmi duket të jetë shumë i madh.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …