Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate ka dorëzuar ankesë në PZAP lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit

Nisma Socialdemokrate ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit. Pas publikimit të rezultateve nga KQZ-ja, Endrit Shala nga Nisma, ka deklaruar se këto janë rezultate të fabrikuara pasi janë numëruar edhe votat e ardhura nga Serbia. Mul Desku ka bërë me dije se në PZAP janë duke pranuar ankesa nga palë të ndryshme ankimore, ndër to edhe nga Nisma. Afati për parashtrimin e ankesave është për 24 orë pas publikimit të rezultateve. Sipas këtyre rezultateve, koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind, duke siguruar 42 mijë e 72 vota apo 4.98 për qind.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …