Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale më 4 dhjetor në Hagë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale më 4 dhjetor në Hagë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë të ditur  se ka pranuar ftesë për hetime nga Prokuroia e Gjykatës Speciale, më 4 dhjetor,  në Hagë. Ai tha se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese. “Gjithë jetën kam qenë i angazhuar për të mirën e Kosovës dhe këtë e kam bërë tërësisht në baza vullnetare dhe me përkushtimin më të lartë. E kam nisur si fëmijë, si nxënës i shkollës fillore në Mitrovicë, me demonstratat e prillit të vitit 1981, si pjesëmarrës, e pastaj në shumicën prej tyre edhe si organizator dhe drejtues. Nga mesi i viteve ’80, unë kam hyrë me ideal në organizatat patriotike, anti-jugosllave, për ta kundërshtuar robërinë dhe për të punuar për lirinë,  tha Veseli në konferencë para gazetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …