Një bandit persekuton një lagje në Prishtinë, duket se Prokuroria pret edhe më shumë se 14 raste të dhunës

Një bandit persekuton një lagje në Prishtinë, duket se Prokuroria pret edhe më shumë se 14 raste të dhunës

Banorët e lagjes “Velania” të kryeqytetit janë ankuar para medieve, meqë çdo ditë i ngacmon dhe i kërcënon ata një person shumë i njohur për Prokurorinë dhe Policinë. Banorët kritikojnë autoritetet e rendit që nuk po ndërmarrin asgjë lidhur me problemin e lagjes së tyre. Javën e kaluar 22-vjeçari, A. Zejnullahu kishte fyer njërin nga banorët, Babai i tij i ka thënë KTV-së  se nuk mund të bëjë asgjë lidhur me të birin, pasi ai nuk i merr parasysh fjalët e tij. Policia, ndërkohë, bën të ditur se janë 12 raste të raportuara për këtë person, përfshirë lëndime trupore e kanosje. Dhjetë prej këtyre rasteve janë proceduar në Prokurorinë përkatëse, ndërsa dy të tjera janë duke u trajtuar nga policia. Policia nuk ka treguar se kush është prokurori që gjithnjë e liron me procedurë të rregullt këtë person, të cilin fqinjët e denoncojnë si kërcënues.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …