Rrustem Berisha

Një bazë e përhershme ushtarake amerikane në Kosovë do ta rriste sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Një bazë e përhershme ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Kosovë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë, dhe ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. Qeveria e Kosovës më 15 tetor njoftoi se i ka ofruar mundësinë Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se këtë ofertë ia ka paraqitur Nënsekretarit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl gjatë një vizite në Uashington. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar më shumë detaje rreth kësaj oferte që Kosova i ka bërë Amerikës, por Ministria e Mbrojtjes nuk iu është përgjigjur pyetjeve. Lidhur me këtë ofertë nuk janë përgjigjur as zyrtarët e Departamentit amerikan të Mbrojtjes. Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë se një bazë e përhershme ushtarake flet shumë për avancimin e raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe zgjidhjen e sfidave të shumta që janë në Ballkanin Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Petkoviq ka thënë se Besnik Bislimi ka pranuar të flas për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin përfundoi pa marrëveshje

Edhe takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, lidhur me dinarin …