Veton Surroi

RKL: Klani i Veton Surroit për merita në përkrahje të Vetëvendosjes shpërblehet edhe me postin e një ambasadori, në Bruksel

Përveç Veton Surroit, i cili është zgjedhur në Bordin e Delegacionit për bisedimet e Kosovës me Serbinë pastaj postimin e një kryeredaktoreje  në postin e zëdhënës se Qeverisë,  tani ka siguruar edhe postin e një ambasadori në Bruksel, për gazetarin Agron Bajrami. Në dy vitet e fundit Kompania Koha me krejt kapacitetet është vënë në shërbim të Vetëvendosjes së Albin Kurtit, në radhë të parë për shkak të qëndrimit të njëjtë kundër të gjitha qeverive gjatë 20 viteve të kaluara dhe pikëpamjeve të tanishme identike politike, pavarësisht sesi kanë qenë në të kaluarën.

Veton Surroi më 10. 5. 2019 kur edhe e kishte filluar përkrahjen me të gjitha kapacitetet për Vetëvendosjen, duke iu referuar PDK-AAK-së e Nismës   kishte shkruar:

Mos u përpiqni ta mashtroni, tash pas njëzet vjetësh, duke i thënë se do ta themeloni një Tribunal ndërkombëtar për krimet që Serbia i bëri në Kosovë. Mos e ngacmoni plagën e Serbisë, duke i premtuar se ju, me Rezolutën tuaj, që do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, do t’i sillni para drejtësisë përgjegjësit për zhdukjen e burrit dhe tre djemve të saj.

Nuk e keni as edhe më të voglën kompetencë për të themeluar një Tribunal ndërkombëtar. E përfaqësoni një shtet që me keqdashësit e jashtëm dhe keqbërjen tuaj është aq i izoluar sa që nuk bën pjesë në sistemin e organizuar ndërkombëtar. Një shtet që është në OKB e Këshill të Evropës, madje një në BE, do të hiqte të zitë e ullirit për të krijuar një Tribunal ndërkombëtar; ato krijohen vetëm me aleanca të forta shtetesh, vendime të Këshillit të Sigurimit. Një shtet si ky yni e ka gëzimin më të madh kur anëtarësohet në ndonjë federatë sporti; me distancë kozmike prej shkronjës T të tribunalit.

Në themelet e pushtetit tuaj janë vrasja e civilëve serbë e romë dhe e kundërshtarëve politikë shqiptarë, vjedhja e uzurpimi i çdo gjëje që është publike dhe çdo gjëje private që është e mundur të gllabërohet me kërcënim e dhunë. Në themelet e pushtetit tuaj është vjedhja industriale e votave dhe shteti i kapur. Në themelet e pushtetit tuaj është shkatërrimi i arsimit dhe shëndetësisë, është sundimi i shtresës më injorante të shoqërisë, është degradimi i shprehjes bazike kulturore, deri te gjuha amtare, në nivelin ofendues të primitivizmit. Në themelet e pushtetit tuaj është besimi se çdo gjë shitet dhe blihet: vota, historia, statusi shoqëror, shteti, tërësia tokësore e vendit. Në themelet e pushtetit tuaj është besimi se nuk ka nevojë për sundim të ligjit, ka nevojë për sundim tuajin….

 

Këtë mendësi politike do ta përfaqësojë bashkëpunëtori i Veton Surroit në postin e ambasadorit të Qeverisë Kurti, Agron Bajrami,  në Bruksel.

Me këto konstatime të poshtra mohuese e zhvlerësuese të shtet-ndërtimit të Kosovës, për 20 vitet e kaluara  të deklaruara nga  Veton Rexhai Surroit pajtohet jo vetëm Albin Kurti por edhe  pjesa dërrmuese e elektoratit të  Vetëvendosjes, sepse tani po e ndërtojnë Republikën e Tretë, duke i  zhvleresuar dy të parat.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …