Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës ka qëndruar sot në Malin e Zi

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës ka qëndruar sot në Malin e Zi

Kosova dhe Mali i Zi mbajnë  konsultime politike për bashkëpunimin dy-palësh, vlerësohen marrëdhëniet shumë  të  mira në  mes dy vendeve Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës  nën udhëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm, Albert Prenkaj, dhe ai nga pala malazeze i udhëhequr nga  Ivan Lekoviq, Drejtor i Përgjithshëm i Bilaterales kanë  mbajtur një  takim të rregullt pune për konsultime politike dy-palëshe, ashtu siç edhe parashihet me marrëveshjen e përbashkët të dy ministrive respektive, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net. Takimi u zhvillua në  Podgoricë, ndërsa temat, që u trajtuan kanë  përfshirë  marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, vlerësimin e gjendjes në lëmin e raporteve kontraktuale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin në kuadër të integrimeve në NATO dhe BE dhe bashkëpunimin multilateral dhe rajonal. Siç thuhet në njoftim, gjatë  këtij takimi, të  dy drejtuesit e delegacioneve,  Prenkaj dhe  Lekoviq, kanë  vlerësuar se  marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, janë shumë të mira dhe, që nga konsulta e kaluar, kanë shënuar progres, që mund të vërehet përmes kontakteve të shumta e të rregullta, vizitave të drejtuesve më të lartë shtetëror si dhe mbështetje reciproke.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …