vipa
vala – old
driloni com
Fillimi / Lajmet / Një delegacion nga Oda e Afarizmit të Kosovë i kryesuar nga drejtori i Bordit, Skënder Krasniqi, priti ministrin Pal Lekaj
Një delegacion nga Oda e Afarizmit të Kosovë i kryesuar nga drejtori i Bordit, Skënder Krasniqi, priti ministrin Pal Lekaj

Një delegacion nga Oda e Afarizmit të Kosovë i kryesuar nga drejtori i Bordit, Skënder Krasniqi, priti ministrin Pal Lekaj

Një delegacion nga Oda e Afarizmit të Kosovës, i kryesuar nga drejtori i Bordit, z.Skënder Krasniqi, nënkryetari z.Arsim Selmonmusaj, anëtarët z.Hasan Gigollaj, z.Hysni Zogaj si dhe drejtori ekzekutiv z.Ismet Mulaj me bashkëpunëtor, u pritën nga Ministri i Infrastrukturës z. Pal Lekaj dhe nga këshilltari Juridik, z.Riza Smaka.

 Gjatë këtij takimi z. Krasniqi, e uroi Ministrin Lekaj për pozitën e Ministrit, duke i dëshiruar punë të suksesshme në një nga digasterët me interes për biznesin. Me këtë rast, z. Krasniqi e njoftoi Ministrin Lekaj për të arriturat e OAK-së dhe aktivitetet që po zhvillon në të mirë të biznesit. Po ashtu, z. Krasniqi përmendi disa nga kërkesat për Ministrin e Infrastukturës, ndër to ishin: mungesa e infrastrukturës në zonat ekonomike apo në zonat me përqëndrim biznesi, mos anëtarësimi i Kosovës në “shoqatën ndërkombëtare të transportueseve” (TIR), të inicohet ndryshimi i ligjit për automjete, sidomos nenet që kanë të bëjnë me taksat e regjistrimit (të paguhet vetëm njëherë gjatë vitit, e jo sa herë shitet automjeti) si dhe neni që përcakton lokacionin për kontrollimin teknik, të sinjalizohen rrugët sipas standardeve të BE-së, sepse mos sinjalizimi i rrugëve po shkakton aksidente të rënda dhe me fatalitet, të njoftohen qytetarët në rast të ndonjë aksidenti apo bllokimi të rrugës sepse mos njoftimi i qytetarëve për aksidente apo bllokimi i rrugëve po shkakton kolona të gjata, si dhe një mori problemesh që po ka biznesi në Kosovë. Ndërsa Ministri Lekaj u shpreh i gatshëm që të bashkëpunoj me OAK-un dhe të punoj në të mirë të biznesit për zgjidhjen e secilit problem që ka biznesi.

Në fund të këtij takimi, delegacioni i OAK-ut dhe Ministri Lekaj u dakorduan që bizneset duhet të përkrahen dhe duhet të punohet në heqjen e çdo barriere në interes të zhvillimit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësim për menaxhimin parasë publike në Kosovë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësim për menaxhimin parasë publike në Kosovë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehu shqetësim për menaxhimin e parasë publike në Kosovë, veçanërisht ...