Një femër 23 vjeçare, në Drenas, ka ndërruar jetë tri ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit Familjari i viktimës, Haxhi Xhemajli, në rrjetet sociale ka shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, duke sqaruar se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar. “U detyrua të vaksionohej për të qëndruar në vein e punës. Ajo vaksinë pas 48 ore të shkaktoi vdekjen. MOS NA #DETYRONI MOS NA #KUSHTËZONI Prehu në paqe mbesa jonë”, shkroi ai. Mediet kanë kontaktuar me Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, për të sqaruar informatat rreth shkakut se pse vajza nga Drenasi ka vdekur tri ditë pasi është vaksinuar dhe se a ka pasur paraprakisht ndonjë informatë shëndetësore për pacienten. Nga kjo Qendër kanë deklaruar se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt.
Kontrolloni gjithashtu
Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar marrëdhënie të shkëlqyera të Kosovës me Ganen
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka përshëndetur zgjedhjen e John Mahama Dramani …