RKL

Një grup i veteranëve nga Drenica ka reaguar kundër paragjykimeve kriminale të TV-Dukagjinit lidhur me Radion Kosova e Lirë

Një grup i veteranëve nga Drenica ka reaguar kundër insinuatave dhe paragjykimeve qëllim këqija e kriminale  të TV-Dukagjinit lidhur me Radion Kosova e Lirë.

Në reagimin e këtyre veteranëve thuhet:

Kërkojmë nga pronari i TV-Dukagjinit të japë përgjegjësi morale e materiale, për dëmin që iu ka shkaktuar Radios-Kosova e Lirë,   për shkak se kryesuesi i debatit, në TV-Dukagjin,  më 11. 12. 2019, nuk ka reaguar ndaj gënjeshtrave e paragjykimeve të një të ftuari, të njohur për qëndrimin e tij kundër UÇK-së, i cili ka thënë se Radio Kosova e lirë është  themeluar pikërisht në ditën kur ishte vrarë, Enver Maloku, dhe kjo nuk është rastësi,  edhe pse dihet botërisht se Radio- Kosova e Lirë është themeluar nga SHP i UÇK-së, më 13 nëntor të vitit 1998, ndërsa bashkë me Agjencinë Kosovapress kanë filluar  transmetimin më 4 janar të vitit 1999. Po ashtu i bëjmë me dije TV-Dukagjinit se teknika e Radios ka arritur në Shtabin e UÇK-së disa muaj para fillimit të transmetimit, jo nga Shkupi por atë e ka dhuruar, pronari i Zërit të Kumanovës, Ismet Bexheti. Kryesuesi i debatit nuk ka reaguar, meqë është pjesë e skenarit për dëmtimin e imazhit të Radios së vetme të luftës në Kosovë.

Meqë  me armët tona kemi ruajtur zërin e Radios dhe të Agjencisë kundër përpjekjeve të ushtrisë e policisë serbe, për ta shuar zërin e saj, për të cilën kanë rënë edhe shumë dëshmorë,  jemi në gjendje që këtë zë të vetëm, të vërtetë të luftës ta ruajmë në çdo kohë nga çdo sulm, ngado që vjen ai.

Po ashtu kërkojmë nga Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë të ushtrojë padi kundër pronarit të këtij Televizioni, pavarësisht deklarimit se nuk u beson organeve të drejtësisë së Kosovës. Kërkojmë edhe nga disa veteranë të mos bien pre në karremin e këtij televizioni për hetimin e gjoja krimeve të luftës, që paskan kryer luftëtarët e lirisë,  para gjatë dhe pas luftës, thuhet në fund të reagimit të këtyre veteranëve, emrat e të cilëve janë të njohur për Redaksinë.

Radios-Kosova e Lirë po vazhdojnë t’ i vinë edhe reagime e mbështetje të tjera, nga dëgjuesit, të cilat do t’ i botojmë kohë pas kohe.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …