Protesta e Veteraneve

Një grupi i Veteranëve në Prishtinë përkrah kërkesat e luftëtarëve të Kumanovës

Një grup shokësh veteranë, përkrahim Grupin e Kumanovës, sidomos përkrahin thirrjen, drejtuar Popullit Shqiptar që jeton, nën pushtimin sllavo-maqedonas, duke ftuar motrat dhe vëllezërit Shqiptarë, që jetojnë në këto Troje. Duke parë situatën politiko-sociale-ekonomike-sigurisë, të Shqiptarëve që jetojnë nën pushtimin sllavo-maqedonas, pushtim që nuk ka lanë të zezë pa bërë, sidomos prej mbarimit të Luftës së 2001-it, Luftëtarët e Lirisë, ishin në nishane të sllavo-maqedonasve, ku vriteshin në prita dhe kurthe të organizuara nga tradhtia, kështu vriteshin djemtë me të mirë të Kombit, burgoseshin, torturoheshin, dënoheshin me dënime kapitale me Burgje të Përjetshëm. Në Trojet Shqiptare nën pushtimin sllavo-maqedonas, janë të dënuar 32 Shqiptarë, të gjithë me Procese të Montuara Politike, e shumë të tjerë me dënime të rënda, besa tek iu vriten edhe fëmijët.

Të dashur vëllezër dhe motra shqiptare, që jetoni nën pushtimin sllavo-maqedonas,ju për çdo minutë, orë, ditë, natë jeni ka e jetoni jetën nën Robëri, me politikanë të shantazhuar, të shitur dhe tradhtarë, ju jeni ata që duhet, të filloni të organizoheni për Kryengritjen Përfundimtare, për Liri dhe Çlirim, për t’ju bashkuar shtetit Amë-Shqipërisë. Jeta juaj çdo ditë, javë, muaj, vite, dekada është Jetë e Rëndë, nën pushtimin sllavo-maqedonas, me maskarenjtë shqipfolës, që ju kanë rrjepur deri në palcë. Ju vetë duhet ta vlerësoni situatën dhe kohën, gjendjen reale nën pushtimin sllavo-maqedonas,të ndihmuar nga tani më Tradhtarët dhe të shiturit e BDI-së, askush nuk mundet të ju ndihmoj,nëse ju vet nuk filloni, të mendoni, veproni për fillimin e Kryengritjes Përfundimtare, për Liri dhe Çlirim Kombëtar, nëse ju filloni të mendoni, punoni edhe ndihma e vëllezërve, motrave nga të katër anët e Kombit, nuk do të mungoj, ashtu siç nuk ka munguar edhe në Luftën e 2001-it, ku kishte shumë vullnetare.

Ndërsa ju mos mendoni, për Grupin e Kumanovës, sepse ata janë të vetëdijshëm, me vetëdije i kanë lënë të gjitha të mirat e tyre, familjet, fëmijët, bizneset dhe kanë ardhur t’ju ndihmojnë në fillimin e një Lufte Përfundimtare, e cila do të sillte Lirinë dhe Çlirimin, për të bërë Bashkimin Kombëtar, këta dhjetë Dëshmorë të Kombit dhe 37 trima që gjinden në burgjet sllavo-maqedonase, janë tradhtuar, nga ish shokët e tyre luftëtarë, kjo është temë në vete,që do ta ketë zgjidhjen edhe kjo. O do të Lirohet Grupi i Kumanovës, dhe të Gjitha Grupet dhe Individët, që janë të dënuar me Procese të Montuara Politike, ose nuk do të ekzistojë shteti pa identitet i IRJM-së.

NDERIME ATDHEUT

LAVDI DËSHMOREVE TË KOMBIT

Grupi i Veteranëve

Prishtinë

15 korrik 2017

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …