Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes është zgjedhur kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat

Ahmeti kërkon durim, xhamia do të ndërtohet, por detyra e Komunës është që të zbatojë ligjin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për xhaminë e cila do të ndërtohet në lagjen “Dardania” në Prishtinë. “Per PDK dhe satelitet e saj: Sabër! Qe një muaj shkoni nëpër ambasada dhe na akuzoni si “islamista”. Tash boheni kinse të mërzitur për Xhaminë e Madhe. Zgjedheni kah po doni me sulmu e shpif se edhe propaganda duhet me pas nje konsistencë. Çeshtja e Xhamisë së Madhe dhe debati nuk është fetar dhe ne nuk frigohemi nga këto tema. Prandaj mos u mundoni të përfitoni nga këto tema sepse sjemi të ndarë në ” islamista” e “islamofobë”. Xhamia do të ndërtohet, ndërsa detyra e Komunës është që të zbatojë ligjin. Meqenëse është xhamia më e madhe në Kosovë, duhet të kujdesemi edhe për aspektin urbanistik dhe estetik më shumë se për objekte të rëndomta. Si xhamia më e madhe do të jetë pikë referente përtej mandateve tona e sikleteve të pan-it. Xhamia nuk bëhet as për inati të dikujt e as për hatër të askujt”, ka shkruar Ahmeti në një postim të tij në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …