Një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të armatosur kundër tyre në pjesën veriore të vendit. Njoftohet se deri te sulmi ka ardhur kur një pikë kontrolli të policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të pjesës veriore të vendit është sulmuar me armë zjarri nga anëtar të grupeve kriminale serbe. Veriu.info njofton më tutje se polici i vrarë është Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë. I ndjeri sipas të njëjtave burime mbante gradën e rreshterit.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …