Muhamet Tërnava

Një vit pa dr. Muhamet Tërnavën, historian, i burgosur politik, studiues i anatemuar nga regjimi jugosllav

Një vit më parë më 6 shtator 2017 ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, profesor doktor, Muhamet Tërnava, historian, i burgosur politik i viteve 80, profesor i anatemuar në kohën e regjimit jugosllav.

Prof. Dr. Muhamet Tërnava, me punën dhe njohuritë e thella prej shkencëtari arriti t’i thyejë tezat e akademikëve serbë rreth përkatësisë së  popullsisë së Kosovës gjatë periudhës mesjetare. Vepra shkencore e Profesor Tërnavës, “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI”, shkruan në vitet  70 por e botuar në Prishtinë, në vitin 1996,  mbetet bazament i fortë i argumentimit të vazhdimësisë së popullimit të territorit të Kosovës me popullsi shqiptare gjatë gjithë periudhës mesjetare. Për shkak të argumenteve dhe mbrojtjes së tezave në ketë vepër, regjimi serb e burgosi e maltretoi dhe e dënoi me burg.

Profesor Tërnava i takon gjeneratës së historianëve të Kosovës, të cilët punuan dhe vepruan në kushte të jashtëzakonshme. Ligjëroi historinë e Mesjetës në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës me dekada, derisa u burgos dhe u dënua për shkak të angazhimit në veprimtarinë patriotike. Për pasojë regjimi e largoi nga puna. Ndërkohë pati edhe probleme shëndetësore.

Me rastin e vdekjes së tij, një vit më parë,  asnjëri nga krerët e Shtetit nuk u kujtua për t’ dërguar as edhe  një telegram ngushëllimi familjes së tij, sepse tre krerët, Thaçi Haradinaj dhe Veseli ishin të ftuar nga gazetari kontrovers, nipi i  Esat Toptanit, Blendi Fevziu për ta marrë pjesë në një përurim të 20 vjetorit të  fillimit të punës së tij në gazetari. Nuk e përkujtuan as edhe kolegët e historianë, të cilët ia kishin ndaluar edhe punën pas daljes nga burgu dhe e kishin trajtuar si armik të rrezikshëm të bashkim vëllazërimit dhe Jugosllavisë së Titos….

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …