Komuna e Ferizajt me anë të një postimi në Facebook njofton qytetarët për mbyllje të përkohshme të segmentit rrugor “Shtegu i Lirisë”. Mbyllja e përkohshme do të bëhet nga data 29.07.2026, duke filluar nga ora 09:00, deri më 02.08.2026, në ora 22:00, konkretisht segmenti rrugor që kalon mbi binarin hekurudhor në fshatin Bablak, Komuna e Ferizajt.
Mbyllja do të realizohet për shkak të punimeve që do të zhvillohen në kuadër të rehabilitimit të pjesës jugore të Linjës Hekurudhore 10 (Fushë Kosovë – Hani i Elezit).
Gjatë periudhës së mbylljes, për qarkullimin e automjeteve rekomandohet shfrytëzimi i këtyre rrugëve alternative:
Tërrn – Slivovë – Ferizaj dhe anasjelltas
Tërrn – Vojnovc – Ferizaj dhe anasjelltas
Tërrn – rruga nacionale N2 Ferizaj – Prishtinë dhe anasjelltas.
Apelojmë te të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të tregojnë mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
