Njoftim për Qytetarët e komunës së Rahovecit 

Komuna e Rahovecit njofton qytetarët nga kjo komunë, të cilët kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve të datës 27 korrik 2026, ftohen të paraqesin kërkesën për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve.

Kërkesat dorëzohen personalisht në Administratën Komunale të Rahovecit, në sportelet nr. 6, 7 dhe 8.

Dokumentet e nevojshme:

Kërkesa për kompensimin e dëmit, e shoqëruar me fotografi me ngjyra të dëmeve;

Kopje e letërnjoftimit;

Konfirmimi i llogarisë bankare.

Pas dorëzimit të kërkesës, Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve do t’ju kontaktojë për të kryer inspektimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren.

Për informata shtesë, kontaktoni Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Kërkesat pranohen nga data 28 korrik deri më 4 gusht 2026.

Ju lutemi që t’i respektoni afatet e përcaktuara!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …