Në Ferizaj u hap Panairi i Bizneseve Artizanale

Nën organizimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm të Komunës së Ferizajt, sot u hap zyrtarisht Panairi i Bizneseve Artizanale, një ngjarje që synon promovimin e punës së dorës, trashëgimisë kulturore dhe bizneseve të vogla vendore.

Hapjen e këtij panairi, i cili do të zgjasë pesë ditë, e vizitoi nga afër drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti. Ai u ndal në stendat e bizneseve pjesëmarrëse për t’i përgëzuar artizanët për punën e tyre dhe për t’u ofruar mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve komunale.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe personalitete të tjera, ndër ta deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, asamblistë të Kuvendit Komunal të Ferizajt, drejtues të shoqatës “Handikos” si dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Kontrolloni gjithashtu

Vitia mirëpret edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit “N’Karadak Krisin Tupanat”

Sot, në Viti, u mbajt tryeza e rrumbullakët dhe ceremonia solemne e hapjes së edicionit …