Nuk duhet ta lejojmë Jugosllavinë e Katërt shprehet kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Nuk duhet ta lejojmë Jugosllavinë e Katërt shprehet kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti

Nuk duhet ta lejojmë Jugosllavinë e katërt shprehet kreu i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ndërsa pyetet për shengenin Ballkanin. Sipas tij Serbia ka pasur qëllim Jugosllavinë e 4-ët. Ai thotë se duhet të jemi të kujdesshëm, do ndërtojmë republikën e 3-të të Kosovës. “Serbia është e angazhuar për të krijuar një platformë të re për Serbinë  madhe. Serbisë i nevojitet një platformë për t’u zgjeruar dhe Jugosllavinë e katërt nuk duhet ta lejojmë, është synimi i Serbisë. E kanë kuptuar që në procesin e Berlinit nuk e bëjnë dot prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm.  Janë gabim krahasimet që janë bërë Franca me Gjermaninë dhe shqiptarët me serbët se ata i kanë rregulluar kufijtë. Duhet të jemi të kujdesshëm, do ndërtojmë republikën e 3-të të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen si dy Gjermanitë”.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …