Brickos

Policisa

Nuk ka tregues për sulme terroriste por përpjekje për krijim të panikut

Duke komentuar paralajmërimet alarmante të portaleve të shumta që propagandonin për mundësinë e sulmeve terroriste në qendra të mëdha tregtare, ekspert të sigurisë kanë thënë se nuk ka tregues për sulme terroriste por përpjekje për krijim të panikut. Edhe zyrtar të institucioneve të sigurisë së Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë asnjë të dhënë të besueshme sipas së cilës do të mund të vihet në përfundim për sulme terroriste në Kosovë. “Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe sipas autorizimeve ligjore që ka, trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policor. Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, Policia e Kosovës mandej ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend” thuhet në një përgjigje të policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …