PSD

PSD-ja ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që të votojë në referendumin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Zyrtar të Partisë Social Demokrate kanë ftuar kryeministrin, Albin Kurti që të votoj[ në procesin e referendumit që do të nis sot në sheshin “Skenderbeu” afër godinës së kryeministrisë. Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka njoftuar se i ka dërguar mesazh privat dhe e-mail zyrtar kryeministrit të Kurtit që ky të marrë pjesë në aktivitetin që kjo parti do ta organizojë për mbledhjen e nënshkrimeve për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. “Nesër,në ora 13:00, kabina dhe kutia e votimit do të jenë në sheshin Skenderbeu, pranë zyreve të kryeministrisë, në mënyrë që t’ua bëjmë më të lehtë votimin sepse e kemi parasysh që ju i keni 700 punë. Ju sigurojmë që referendumi është demokratik dhe paqësor. Shihemi në shesh”, thuhet në emailin zyrtar dhe në mesazhin privat të Nushit drejtuar kryeministrit Kurti. Kujtojmë se pak ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kaka deklaruar se në një referendum paqësor e demokratik, ai do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …