Rrustem Mustafa i bën thirrje Kurtit: Çelësi për zhbllokimin e vendit është në duart e tua

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka propozuar një platformë politike për zhbllokimin institucional të Kosovës, duke bërë thirrje për një marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe komuniteteve joshumicë. Mustafa i është drejtuar kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, duke i thënë se si udhëheqës i forcës më të madhe parlamentare, përgjegjësia për hapjen e një tryeze politike bie mbi të. “Kryetar i LVV-së, Albin Kurti, çelësi është në duart e tua”, ka deklaruar Mustafa, duke theksuar se propozimi i tij e njeh legjitimitetin e LVV-së, por njëkohësisht kërkon balancë dhe garanci për shtetin. Ai ka shprehur bindjen se PDK-ja është e gatshme të marrë pjesën e saj të përgjegjësisë në këtë proces, ndërsa ka paralajmëruar se Kosova nuk ka nevojë për trazira të reja politike apo për kriza që më vonë mund të përdoren si arsyetim për pranimin e një realiteti që, sipas tij, mund të ndryshohet tani.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku akuzon Albin Kurtin për qasje të gabuar ndaj historisë së Kosovës

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti …