Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si, sipas saj, ai e trajton historinë e Kosovës. Çitaku ka deklaruar se Kurti ka problem me historinë dhe me mungesën e rolit të tij në ngjarjet historike të vendit. “Për shkak se ka mungesë personale në këtë histori të lavdishme të Kosovës, ai nuk e ka problem nëse përbaltet ajo histori”, ka thënë Çitaku. Sipas saj, një qasje e tillë mund të ketë pasoja përtej përplasjeve politike, duke prekur edhe qytetarët e Kosovës. “Ai nuk po e kupton që pasoja dhe fatura do t’i shkojë edhe atij edhe secilit qytetar në këtë vend”, është shprehur ajo.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
