Partitë politike në Kosovë

Nuk kanë të ndalur aderimet e disa gazetarëve, deputetëve , madje edhe veteranëve nga një parti në tjetrën

Nuk kanë të ndalur aderimet e disa gazetarëve,  deputetëve, madje edhe e disa veteranëve të luftës së UÇK-së  nga një parti në tjetrën, apo nga ajo që quhet shoqëri civile e pavarur drejt koalicioneve partiake.

Kanë dalë në sipërfaqe emra të harruar, që duan të bashkojnë forcat për të mirë të partive ku ia kanë mësyrë, me qëllim për të forcuar partitë, të cilat  premtojnë si gjithnjë se do të na nxjerrin nga kriza ku na kanë katandisur qe afër 18 vjet.

Ish-deputetët e Partisë së Drejtësisë e cila tashmë është ndarë në tri pjesë janë shkapërderdhur në disa Parti: Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti, do të jenë pjesë e grupit parlamentar të AKR-së në Kuvendin e Kosovës, bashkë me partnerin e AKR-së LDK-në dhe të tjerët. Abdelnaser Çuni nga Mitrovica, iu ka bashkuar Partisë FJALA të Gëzim Kelmendi. Gazetari Milaim Zeka kundërshtar i fortë i të gjithëve iu ka bashkuar Nismës për Kosovën. Halil Matoshi iu ka ofruar Ramush Haradinajt, por ja që tani Ramush, Kadriu dhe Fatmiri u bënë bashkë dhe kjo me siguri se nuk e ka gëzuar aq shumë Halilin, gazetarin “më të pavarur” të Kosovës. Fatin më të keq në këtë mes e pati gazetarja Arbana Xharra e cila u sulmua nga persona të panjohur.  Ish-deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Blerim Shala, dikur në LDK e në parti të tjera sot zyrtarisht është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Analisti i Kohës ditore Lumir Abdixhiu dhe disa të quajtur analistë si Driton Selmanaj e do të tjerë  iu kanë bashkuar LDK-së. Invalidi dhe veterani i luftës Xhevdet Qeriqi iu ka bashkuar Vetëvendosjes. Ai nuk përton të marrë pjesë në protesta e demonstrata andaj edhe e ka zgjedhur vendin, meqë protestat e veteranëve  e invalidëve, tani pasi filluan ta marrin pagën mujore 170 euro në muaj, u shuan përgjithmonë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …