Numri i të palestinezëve të vrarë nga ofensiva e vazhdueshme ushtarake izraelite në enklavën e bllokuar është rritur në 9 mijë e 61

Ministria e Shëndetësisë në Gaza,  bëri të ditur  se numri i të palestinezëve të vrarë nga ofensiva e vazhdueshme ushtarake izraelite në enklavën e bllokuar është rritur në 9.061, raporton Anadolu. Viktimat përfshijnë 3.760 fëmijë dhe 2.326 gra, ndërsa 32 mijë njerëz të tjerë u plagosën”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra në një konferencë për media në qytetin e Gazës. Ai tha se 2.060 njerëz janë ende të bllokuar nën rrënojat në Gaza. Sulmet izraelite vranë 135 mjekë dhe shkatërruan 25 ambulanca”, shtoi al-Qudra. Sipas zëdhënësit, forcat izraelite që nga 7 tetori kanë shënjestruar më shumë se 100 objekte të kujdesit shëndetësor në Gaza. Rreth 16 spitale dhe 32 qendra të kujdesit primar u detyruan të ndalojnë punën për shkak të sulmit izraelit dhe mungesës së karburantit”, shtoi ai. Zëdhënësi paralajmëroi për një “katastrofë shëndetësore” mes mungesës së karburantit, që detyroi gjeneratorin kryesor në Spitalin Indonezian në Gazën veriore të ndalonte, ndërsa gjeneratori kryesor në spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës është gati të ndalojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …