Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Nuredin Lushtaku: Rugova nuk e ka njohur UÇK-në as Komandantin, Adem Jashari, ai kërkonte nga NATO t’ ia ndalte bombardimet Serbisë

Ish-komandanti i gardës ceremoniale të TMK-së, Nuredin Lushtaku, ka rrëfyer lidhur me refuzimin që ka bërë  garda ceremoniale, për të mos  marrë pjesë në varrimin e Ibrahim Rugovës, i cili ka vdekur para 16 vitesh.

Lushtaku deklaroi se  arsyet pse kishte refuzuar që në varrimin e Rugovës të marrë pjesë garda ceremoniale, ishin deklaratat që Rugova i ka bërë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për komandantin Adem Jashari e bashkëluftëtarë  e tij. Prej nesh është kërkuar që të marrim pjesë  si gardë e Kosovës në  ceremoninë e varrimit. Agim Çeku, ka kërkuar nga unë ta bëjmë ceremoninë, dhe arsyeja e imja që i kam thënë jo ka qenë duke u bazuar në deklaratat e Rugovës të paraluftës ku UÇK-në dhe komandantin Adem Jasharin me shokët e tij i  ka quajtur dorë e zgjatur e Serbisë, i ka quajtur punëtorë të shërbimeve sekrete serbe, në kohën kur Adem Jashari me grupin e tij janë dënuar, Rugova ka thënë se ata mund të jenë njerëz të UDB-së së Serbisë”, është shprehur Lushtaku për mediet. Pjesëtarët e TMK-së që e kanë përcjellë trupin e Rugovës në varreza, nuk kanë qenë të Gardës. Agim Çeku ka bërë zgjidhje me tjerë ushtarë, ka saktësuar Nuredin Lushtaku. Ibrahim Rugova s’e ka përkrahur luftën e UÇK-së,  ndërsa gjatë luftës e dinë të gjithë që ai është takuar dhe ka biseduar edhe me Millosheviqin, madje ka kërkuar hapur që NATO-ja t’i ndalë bombardimet. Rugova asnjëherë  nuk e ka njohur UÇK-në dhe asnjë dëshmor të saj. Këto kanë qenë arsyet që kam dashur t’i urdhëroj ushtarët e gardës që të marrin pjesë, meqë nuk kam qenë i gatshëm të marrë pjesë as vetë ka thënë mes tjerash, Nuredin Lushtaku, bashkëluftëtar i Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …