KEK
Fillimi / Lajmet / Nxënësit e Deçanit përmes organizimit të një ekspozite i nderojnë dëshmorët e kombit dhe figurat kombëtare
Nxënësit e Deçanit përmes organizimit të një ekspozite i nderojnë dëshmorët e kombit dhe figurat kombëtare

Nxënësit e Deçanit përmes organizimit të një ekspozite i nderojnë dëshmorët e kombit dhe figurat kombëtare

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Deçanit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të kësaj komune kanë organizuar një ekspozitë përmes së cilës përkujtohen figurat kombëtare të historisë sonë. Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, tha se është krenar që nxënësit e shkollave të Deçanit, përmes kësaj ekspozite kujtojnë figurat kombëtare dhe historinë e kaluar dhe të lavdishme të popullit tonë. Duke vlerësuar lart angazhimin e nxënësve, drejtori i Arsimit, Bekim Vishaj tha se kjo ekspozitë me piktura të nxënësve të Deçanit ka për qëllim përkujtimin e dëshmorëve të rënë në këtë komunë. Ai tha se përveç që kjo ekspozitë simbolizon respektin ndaj atyre që ranë për lirinë e Kosovës, do të shërbejë edhe si një hapësirë për nxënësit që të tregojnë talentin e tyre në fushën e artit. Ekspozita e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do të mbetet e hapur tri ditë në oborrin e objektit të Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Donjet Bislimi: Është padrejtësi për Kosovën që në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme të jetë Donika Schwarz

Donjet Bislimi: Është padrejtësi për Kosovën që në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme të jetë Donika Schwarz

Donjet Bislimi nga PDK ka thënë se është padrejtësi për Kosovën që në krye të ...