Nxënësja Yllka Pireva, fituese e garave të recitatorëve “Flakadani i Karadakut 2025”

Në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut”, sot janë  mbajtur garat rajonale të recitatorëve për shkollat e mesme.  Pjesëmarrës ishin shkollat e mesme të komunave Kamenicë, Gjilan, Kaqanik e Viti. Fituese e edicionit të 24-të të këtyre garave, ishte nxënësja nga Dardana, Yllka Pireva e cila zuri vendin e parë. Vendi i dytë i takoi nxënëses Egzona Shabiu, ndërsa vendi i tretë Ejona Zenelit.  Manifestimi “Flakadani i Karadakut”, vazhdon me aktivitetin e radhës sonte me natën e dytë të festivalit muzikor, ndërkohë nesër do të mbahet Ora e madhe letrare, si dhe nata finale e festivalit “Flakadani i Karadakut 2025” që i kushtohet dëshmorit të kombit Njazi Azemi ‘Komandant Mjekrra.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …