leoni

OAK dhe RRSHP bashkojnë potencialet në interes të bizneseve

Përfaqësues nga Oda e  Afarizmit të Kosovës (OAK), kryesuar nga Skënder Krasniqi, Kryetari i Bordit  pritën në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Shitësve me Pakicë (RRSHP), Yllka Metaj Shaqiri, me qëllim të nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit.

Ky Memorandum vjen për arsye të bashkëpunimit afarist në mes këtyre dy subjekteve për qëllim të promovimit të kompanive anëtare, zhvillimit të aktiviteteve afariste dhe bashkëpunimit në mes të anëtarëve e cila ndikon jashtëzakonisht shumë në zhvillim të shëndetshëm ekonomk.

Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë dhe rritje të tregjeve të kompanive anëtare të palëve që shihet si nevojë dhe kërkesë e vazhdueshme.

Andaj disa nga pikat që palët u pajtuan janë:

  • Planifikim dhe organizim të ngjarjeve, tryezave të rrumbullakëta, konferencave dhe shkëmbim të përvojave në lidhje me të bërit biznes;
  • Shkëmbim të të dhënave për përkrahje të biznesit të kompanive anëtare;
  • Nxitje të bashkëpunimit tregtar të kompanive anëtare përmes korrespondencës dhe afrimit të kompanive në sferat e biznesit ku operojnë anëtarët;
  • Në kuadër të bashkëpunimit të udhëhiqen nga parimet e transparencës, tolerancës, përgjegjësisë dhe mirëbesimit;
  • Të zhvillojnë strategji për qasje në punë dhe bashkëpunim në të ardhmen;
  • Të ndihmojnë dhe asistojnë në analizën e nevojave të tregut duke siguruar kontakte dhe të dhëna që janë në dispozicion të palëve.

Kujtojmë se OAK deri më tani ka nënshkruar disa marrëveshje të këtilla të cilat mundësojnë shkëmbimin e kapaciteteve profesionale dhe praktikave më të mira të ndërsjella që për synim kanë ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …