Prof. dr. Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Kush ishte Josip Broz Tito dhe çfarë qëndrimi mbajti ndaj shqiptarëve në vitet 1941-1980

Fakte publike atyre që kanë nostalgji për titizmin!

Për ta kuptuar se çfarë dobie apo dëmi I ka sjellë ndonjë kombi ndonjë personalitet, zakonisht numërohen të arriturat ose të pa arriturat e njëanshme. Është edhe një lëmi tjetër, shumë e pa preferuar e që mbanë emrin krahasime. Për fenomenin e parë dihet se Kosova dhe shqiptarët gjatë regjimit të Titos ishin populli më I prapambetur në Evropë, ekonomikisht. Dhe ky fenomen, nuk ishte i çuditshëm sepse në atë pozitë kishin qenë edhe në kohën e Turkut, edhe në kohën e Kralit serbian.

Me gjithë atë dallimet janë si mali e bregu në disa fusha, pa e llogaritur rrethanën në cilën gjendeshin shqiptarët 1918-1980. Derisa sa krali i shpërnguli 240 000 shqiptarë, pa kthim në Anadoll e 25000 në Shqipëri, me shans për t` u kthyer, Tito I shpërnguli 415,000 shqiptarë në Anadoll dhe vetëm 157 në Shqipëri, të cilët po të ktheheshin do ta kalbeshin në burgje, ose do të përfundonin në varr.

Sa i takon kolonizimit të Kosovës, Krali i solli 11000 familje dhe aty kah viti 1938 nxori edhe Ligjin që 0,40 ari tokë duhet t’i ketë shqiptari, kurse serbi mundet t`i ketë jo ma shumë se 45 hektarë, plus male e deri te ndonjë minierë, si Nikolla Pashiqi që e përvetësoi me djalë edhe Trepçën. Tito provoi n` anën tjetër të gjithë shqiptarët t` I “civilizojë”, duke ua grabitur tërë pasurinë, për nevoja të  kolektivave, duke bërë plane “civilizuese” që në kooperativa djali shqiptar të martohet me vajzën serbe, ndërsa vajza shqiptare të martohet me djalin serbi dhe kështu të krijohet “Kombi socialist jugosllavë”, i ngjashëm me veprimin e Kral Alekandrit kur Serbët, Kroatët dhe Sllovenët i quajti fise, të një populli, e pastaj nga viti 1929 ua humbi emrin dhe “kulturën” për ta krijuar kombin ‘civilizues” jugosllav. Në këtë fushatë ishte i sigurt sepse: malazezëve më 1918 ua humbi shtetin, dinastinë dhe kombin, kurse më 1929 serbëve, kroatëve dhe sllovenëve ua humbi emrin e kombit dhe perspektivën që të shkrihen si dylli në serbian, prej të cilit dyll pastaj popat duhej të bënin MYSHEME për mbështjelljen e varreve jugosllave.

Nuk është e çuditshme që “Koha ditore” më 24 gusht 2019 provoi ta rehabilitojë jo vetëm Titon por edhe një sistemin gjakatar titist, ku shqiptarët kanë pësuar  në çdo lëmi, (përveç shkollimit që e solli Fadil Hoxha dhe rrethanat e pas Luftës antifashiste-hb).  ‘Dhurata e kralit dedikuar shqiptarëve është 152000 vjet burgje, kurse dhurata e Titos  është  677 856 vjet burgje, me 750 000 dosje personale, ndër ma të egrat në Evropë, duke montuar procese, duke vendosë pesë herë diktaturë ushtarake, duke i vrarë nëpër eshalone të vdekjes më 1945-1949 mbi 40 000 shqiptarë pa gjurmë, në të gjitha anët e Jugosllavisë federative. Lidhur me ketë po i numërojmë me radhë të zezat e ideuara, folura dhe të bëra me urdhrin e tij, me të vetmin qëllim që të mbetet faraon në “Belli Dvor” të Beogradit, në cilësinë e kralit mizantrop, aty ku natë e ditë serbianët neofashist ia ruajnë varrin edhe sot. Ja faktet se çka i solli Kosovës (Shqiptarëve që ishin nën robëri të tij), ku Adem  Demaçi zë vednin e parë në Evropë dhe më gjerë duke kaluar 28 vjet në burgje për mendimin ndryshe dhe për të drejta kombëtare.

  1. Tito e degradoi Kosovën në çdo nivel nga viti 1941, kur kishte mundësi të ndryshojë çdo gjë. Më 1941 flasin dokumentet. Tito as që provoi kurrë ta pranonte se minatorët shqiptarë dhe liçanë më 30 korrik 1941 i shpallën luftë Rajhut Tretë. Nga ky aksion u themelua “Çeta e minatorëve”, e cila komplet hyri në Brigadën e Parë Proletare. Tito nuk e donte që Kosova të ketë datë fillestare të luftës antifashiste, sepse e konsideronte dhe do të ishte themel i Republikës së Kosovës, si çdo republikë tjetër.
  1. Më 1942 Tito nuk e zyrtarizoi kurrë themelimin e Shtabit Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës, themeluar më 20 tetor 1942 me komandant Fadil Hoxhën. Këtë fakt nuk  e pranoi sepse qysh në shkurt 1942, Emin Duraku (pjesa e fjalimit tij është shkatrruar-hb) do ta shkruaj atë pjesën ku Rezoluta  e Bujanit i dha shkëlqim dhe provim antifashist popullor Kosovës, pra jo vetëm politik, KANÇK u dëshmua edhe para historisë. Emin Durakun, dihet burimi është, e qitën në pritë Pavle Joviqeviqi dhe Mita Milkoviqi dhe kurrë atenatin kundër tij nuk e zbardhën, mesa atë ndaj Haki Tahës dhe Miladinit, që i pushkatuan në të njëjtën ditë.
  1. Tito e dërgoi S. V. Tempon në Kosovë në fund të vitit 1942, jo për të ndihmuar, por për të provokuar dhe degraduar çdo synim antifashist, për t`u avancuar në një kritizer mafioz, qoftë edhe me faktin se Shtabi Kryesor u UNÇ dhe AP të Kosovës u pranua, por atij i përgatiti pusi në çdo anë, që e tregon realiteti i mëvonshëm. Faktet janë ma të forta se bjeshka!
  1. Tito nuk e pranon kërkesën e Miladinit, që Lufta Antifashite në Kosovë të drejtohet nga Shtabi i Përgjithshëm Antifashist

Nacionalçlirimtar i Shqipërisë nga viti 1942.

  1. Tito në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it nuk i ftoi shqiptarët, edhe pse e kishte kërkesën nga malazezi Mitar Bakiq (zasto AVNOJ u formiranju ne obraça se Albancima, koji treba da budu ravnopravni u novu federaciiju!).
  1. Titio përmes Millovan Gjilasit, me rezigancion i hudhi të gjitha vendimet Konferencës Nacioanlçlirimtare të mbajtur në Bujan më 31 XII 1943 dhe 1 e 2 janar 1944.
  1. Tito e linçoi Delegacionin e Shqipërisë në Vis më 26 gusht 1944, duke shtruar premtime e duke përgatitë më 2 shtator 1944 DEGRADIMIN e Shtabit Kryesor të Kosovës, në Shtab Operativ  me të njëjtin komandant (Fadil Hoxhën për ta komprometuar para popullit të tij se nuk po i plotëson premtimet para shqiptarëve-hb) , në fillim nën Shtabin Suprem të Jugosllavisë, e pastaj nën Shtabin Kryesor të Serbisë, aty ku e synonte patroni i tij A. Rankoviq.

       8.Po Tito edhe Forein Offisit dhe drejtë për drejtë Cherchillit në Bari të Italisë, në takimin e parë e dezinformoi se: “Kosova dhe Trepça duhet ta kenë të njëjtin fat. Trepça ia përkujtoi se është aset i Londrës nga viti 1927”, për çka Londra nuk duhet të lejohet të ketë punë me Tiranën, nëse Kosova i takon Shqipërisë.

  1. Tito më 21 XI 1944 i AMESTOI çetnikët në Kryesi të AVNOJ-it dhe të gjithë si “partizan” u vërsulën në Kosovë, në vend që ta luftojnë fashizmin në Perëndim të vendit, pasi që Serbinë e çliroi Armata e Kuqe. Tito pas çlirimit të Beogradit më 20 tetor 1944, do të vendosë: dërgimin e TRI divizioneve serbe në Kosovë, për ta bërë vendin ma të militarizuar në Ballkan, për interesa serbiane-çetnike. Për ta mbuluar këtë atentat në Kosovë e solli edhe një brigade Maqedone dhe dy brigada malazeze, të cilat nuk lanë gja të zezë pa bërë ndaj shqiptarëve. Kundër atyre mizorive reagojnë Fadil Hoxha dhe Miladin Popoviqi. Posedohen reagimet në origjinal.
  1. Tito më 8 shkurt 1945, pa asnjë shkak e vendosi Diktaturën ushtarake në Kosovë, duke i sjellë kriminelët më sadistë si Velimir Stojniqin e kompaninë si guvernator, për ta vrarë mizorishtë Krahinë ma kombëtare shqiptare Drenicën e Shaban Pollazhës, deri më 20 shkurt 1945,kohë kjo, kur as Fadil Hoxha e as Miladin Popoviqi, nuk ishin në Kosovë.
  1. Tito, nuk e pranoi në Beograd as Fadilin e as Milladinin më 19 shkurt 1945, kur shkuan të ANKOHEN se diktatura ushtarake është vënë pa nevojë në Kosovë. Por Tito e lejoi M. Gjilasin të kërcënohet kur hynë në zyrën e tij Miladini dhe Fadili me thënien: “Eja shoku Miladin ta ndajmë  Kosovën  ashtu si e ndamë  Sanxhakun”, pa e llogaritë Fadil Hoxhën se ishte aty. Bile, Gjillasi as që e kishte përshëndetë Fadil Hoxhën. (posedohet shkrimi i Fadil Hoxhës për këtë takim-hb).
  1. Tito provoi ta destabilizojë Luftën antifashiste edhe në Shqipëri përmes S. V. Tempos, Velimir Stiojniqit, Njazi Dizdarevit, Zllatiqit etj. Planet e tij i prishi gjithmonë Enver Hoxha, duke i zhveshur me fakte e duke i dërguar dy divizione shqiptare ma në fund në Kosovë, më 12 shtator 1944, pa e pyetur fare Titon. E këto divizione de fakto e kanë shpëtuar popullin shqiptarë nga shfarosja: “deri sa të zgjatë lufta” si mësonte Qubrilloviqi më 3 nëntor 1944. Lexo në AVIIB, K. 1222 ku thuhet se në Llap kanë mbet në fund të nëntorit 1944 vetëm katër (4) plaka, kur Spasoje Gjakoviqi -OZN-a në vend të hapjes së shkollave i hapi jo më pak se 36 burgje mizore, prej të cilave rrallë kush doli i gjallë në tërë Kosovën. (Posedohen edhe emrat e të vrarëve pa gjyq. Ja një fakt, vetëm në Pejë u shënua fenomeni ma i ndytë NEOFASHIST ku një patriot me mbiemër UKELLA u pushkatua në prani të nxënësve. Nxënësit ishin detyruar ta shohin pushkatimin nga afërsia.

13.Tito provoi ta vinte popullin shqiptar në mes kullës dhe çekanit, duke e detyruar t’i ndërtojë  për nevoja të kolonsitëve 10 000 shtëpi, me hangari më 1945. (Posedohet dokumenti ku me një rast fshati shpërthen :“hajt murroj, hajt murroj, se vjen koha prapë i rrxojë!). Në lidhje me këtë krim kolonial për t`i vënë shqiptarët në mjegulla,  më 6 mars 1945 Tito e aprovon “Ligjin për moskthimin e kolonistëve në Kosovë”, legalisht.

  1. Por, Tito më 1 prill 1945, ILEGALISHTË në Polit- Byro të PKJ vendosi: “Të gjithë Kolonistët duhet të kthehen në Kosovë”. E vërteta, nuk u kthyen 11000 familje, por numri i tyre arriti në 24000 familje koloniste me të kaluar kriminale çetnike. Ja ky është TITIZMI TREDIMEZIONAL: Në lartësi shumë i egër, në gjerësi antishqiptar, nëlargësi me prapavijë që shqiptarë në Jugosllavi mos të ketë fare.
  1. Tito më 9 prill 1945, e pranoi Delegacionin shqiptar në Beograd prej 24 përfaqësuesve, delegacion ky që kryesohej nga Mehmet Hoxha (kryetar i KNÇ të KOSOVËS) me përkthyes Dushan Mugosha. Fjalinë e parë që ua tha shqiptarëve ishte: “Ju 90% keni qenë me fashizmin. Ju keni themeluar Divizon “Skenderbeg” me m’i varë partizanët e mi. Jebem van Skenderbega”!. Kjo do të thotë, se sipas Vendimit të Treshës: Cherchill, Stalin, Ruzevllt, se: “ata popuj që kanë bashkëpunuar me fashizmin, fitimtarët kanë të drejtë t`i depërtojnë, ose t`i vejnë në kampe” neonaziste, siç veproi Titizmi në Vojvodinë me Gjermanë dhe Hungarezë. E shqiptarët nuk e kishin asnjë sjellje si silleshin të tjerët ndaj tyre.
  1. Tito e bekoi oficerin Serbian (Mashan Gjuroviq) kur nga Përpellaci i porositi ushtarët “partizan” që ishin konvertuar në çetnike që: “kur të hyni në Kosovë, VRANI arnautë dhe gjermanë”. Dhe ato njësi vranë sa patën fuqi, duke mos lënë njeri të gjallë deri në Prishtinë. Folni shqiptarë, cili njeri ka jetuar në Llap deri në prill 1945?, përpos Selim Obrança dhe Selim Ajeti me dhjetë partizanë.
  1. Reagimin e Fadil Hoxhës: “Njësitet tona partizane të ardhura nga Serbia, Maqedonia dhe Mali I Zi po sillen ndaj shqiptarëve sikurse ushtria e Kralit”. Këtë ankesë, Tito e priti shumë indiferentë edhe pse këtë ia tha Koça Popoviqi. Fadil Hoxha rastësisht shpëtoi prej dërgimit ambasador në Turqi, ose nga plumbi si Miladini. Nuk guxuan sepse i dronin ndikimit tij në popull. (posedohen dokumentet).
  1. Reagimi i Milladin Popoviqit: “Sjellja e njësive tona ushtarake nuk përkon me parimin e  proklamuar nacionalçlirimtar ndaj shqiptarëve. Është kaluar çdo masë e keq sjelljes. Për një njeri të kërkuar të cilin e akuzojnë kolonistët, edhe atë ndoshta pa fakte, por me qëllim me ia grabitë pronën, maltretohet i tërë fshati, pa u verifikuar asgjë”. Për këtë edhe bën atentat agjentët e OZN-ës mbi Milladinin, i cili nuk është pa gjynahe, por ishte ma i mirë nga më të kqinjët.

 

19. Madje J. B. Tito, kurrë nuk e vërtetoi pse Haki Taha u vra në ora 9 më 13 mars 1945, kurse Milladini në ora 11, më 13 mars 1945. (posedohen telegramet). Si është e mundur që njeriu i vrarë në ora 9, ta vras njeriun në ora 11, në të njëtën ditë, muaj dhe vit?Tito provoi me gjysmë të vërteta të mbaj qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë duke përgatitë zbarkimin e gjeneral  Kuprhaninit në Korçë, me tërë arsenalin e Divizionit tij, më 1947.

  1. Tito nga viti 1949 organizoi Qeveri marionete në Shkup me shifrën “Ahmet Zogolli II” (Apostol Teanefi e kompani). Pastaj në vijim 52 agjentura jugosllave provuan të ndihmuara edhe nga jashtë (UDB+KOS), për ta ndryshuar pushtetin në Tiranë. Tito madje provoi ta nxjerr Koçi Xoxen nga burgu me desant. Të gjitha qendrat e agjenturave në: Nish, në Kretë dhe Gerum, afër Trieshtës dështuan më 1961, kur Shqipëria de fakto doli nga Pakti i Varshavës.
  1. Tito më 1953, përmes Paktit Jugosllavi+Greqi+Turqi, arriti ta përpiloi Marrëveshjen Xhentellemene më 1953 në Split me  Fuad Kyprilin. Rezultati: 415000 shqiptarë të shpërngulur  në Anadoll që sot po shkrihen ngadalë në gjeneratën e tretë, dhe ma nuk ndihen se janë shqiptarë. Në këtë pazar (posedohen dokumentet), Tito provoi ta ndaj Shqipërinë me Greqinë në lumin Shkumbim, kurse viset e robëruara shqiptare t`i spastrojë me ndihmën e Xhelal Bajarit dhe Ismet Ynenit, duke i vendosë shqiptarët e depërtuar përballë kurdëve në vilajetin MYSH, pazar ky që e kishte bërë Millan Stojadinoviqi më 11 gusht 1938, në Stamboll, e që Tito e ratifikoi plotësisht.(Lexone vetëm gazetën “Nova Makedonija” ku janë botuar emrat e të shpërngulurve shqiptarë, për tri vite).

22.Tito nuk e përfilli reagimin e Fadil Hoxhës dhe Ismet Shaqirit në Split më 1953 se :“shqiptarët nuk kanë lidhje me Turqinë dhe se shpërngulja shqiptare duhet të NDALET, qoftë edhe me ushtri, sepse shqiptarët e kanë vendin e dytë me regrutë në Armatë”.

  1. Tito e injoroi Plenumin e KK të LKJ për Kosovë më 1954, dhe ia hapi rrugën Shtabit të Rankoviqit dhe Krste Cervenkovskit (lexo prapë “Nova Makedonia’ 1955-1957 emrat e të shpërngulurve, detalishtë; lexo “pasoshko odelenje, ku në një pasaportë hyjnë 147 persona, për ta bërë Shkupin qytet sllav, e ishte deri më 1962 qyteti ma i madh shqiptarë me numër të banorëve-hulumtoni dokumentet sekrete ushtarake dhe ato të regrutimit  1950-1966.).
  1. Tito e dinte fare mirë pasojat e aksionit të armëve si dhe kurdisjen e Procesit të Prizrenit, përmes TRE dervishëve agjentë të A. Rankoviqit nga: Rahoveci, Prizreni dhe Gjakova. Tito përmes Llukiqit dhe Stefanoviqit e aprovoi Progarmin “METLLA” për ta shfarosë shqiptarizmin në tërësi. Bile shfarosjen e ndau në dy Zona: Zona e Dukagjinit dhe Zona e Kosovës, me nënzona: Shkup-Tetovë-Gostivar-Dibër. Tito ishte i njoftuar për torturat që i shkaktoheshin Njazi Malokut dhe Sedat Didës etj. si viktima të Procesit të Prizrenit. (Lexo “Procesi I Prizrenit 1956 dhe Rekonstruktimin e Procesit Prizrenit më 1967, sekret shtetëror politik dhe ushtarak përgjithmonë-(posedohet dokumenti). Ku jeni historianë akademika dhe me tituj që as samari i magarit të Nastradinit nuk i banë. Pse heshtni?
  1. Tito është përgjegjësi kryesor i liferimit të Panjot Plakut në Jugosllavi, kur nuk pati suksese ta realizoi Planin “Ahmet Zogolli 3”, pasi që “Ahmet Zogolli 2” më 1949 dështoi me turp të plotë.
  1. Tito provoi kërkesën e A. Rankoviqit t`i mbyllë shkollat e mesme në gjuhën shqipe në Kosovë, me  motive se nuk ka kuadro. Reagoi fuqishëm Fadil Hoxha, Ali Hadri, Salih Nushi dhe Hasan Mekuli më 1958.
  1. Po, Tito provoi ILEGALISHTË me një plenum të LKJ më 1959, të neutralizojë përpjekjen e “Lidhjes Kosovare”, se në Kosovë pakica kombëtare shqiptare po fiton të drejta të pakicave duke hapur Shkollën e Lartë Pedagogjike dhe fakultet (1959/60) . Por mos të harrojmë se katër vite më parë, Tito e kishte shuar Institutin Albanologjik .
  1. Tito në Plenumin e Brioneve që e organzoi pasi që e kuptoi përmes Budimir Llonçarit se në Ukrainë kur ishin në vizitë gjeneralët serbian e quanin Rankoviqin “Predsednik”. -PO, shqiptarët e robëruar në Jugosllavi kanë shënuar disa progrese pas Luftës së Dytë Botërore, por ato janë MERITË e rrethanave që kishin ndryshuar kudo në Evropë.
  1. Tito më 20 III 1967, do ta ftoj strukturën ma të lartë të Partisë dhe shtetit.  Aty do ta shtrojë pyetjen, pasi që në Kosovë ishte kërkuar statusi i Republikës: “Deri në çfarë mase ka shkuar KËRKESA e SHQIPTARËVE PËR REPUBLIKË”? Përgjigjen e kërkonte për ta futur Fadil Hoxhën në survejim dhe komprometim para popullit të tij, që për dy muaj i kishte premtuar. A nuk është kështu shqiptarë?
  1. Është e vërtetë se LIGJI KUSHTEUES nga shkurti 1969 dhe KUSHTETUTA e Kosovës e vitit 1974 janë produkt i sjelljes AGRESIVE të Fadil Hoxhës. E kam para sysh sjelljen shumë të ashpër në Sarajevë më 1974 kur furishëm sikur kur donë të sulmojë çdo gjë (me siguri se vinte nga ndonjë mbledhje ku hahej fasulja nga një kokërr) duke thënë: “Ose Kushtetutë, ose unë nuk kam mundësi të dali para popullit e të arsyetojë pozicionet Rankoviqiste”. Gazmend Zajmit i shkojnë lotët, Hajredin Hoxha mbetet i shtanguar, kroatët qeshin, maqedonët zgërdhihen, malazezët mrrolen, disa kroatë serbian krekosen me sllovenë sepse taktizojnë me tragjedinë e Kosovës. E pyetja e pyetjeve : pse Tito nuk e nënshkruan Kushtetutën 1974 fare. E posedo dokumentin kur Tito përmes Vladimir Bakariqit e “këshillonte Fadil Hoxhën mos ta hap në Prishtinë fakultete nacionaliste, por vetëm shkolla të larta politeknike”. Fadili i përgjigjet: “Të jeni të sigurt se do ti hapi fakultetet e shkencave shoqërore, sepse pa shkenca  shoqërore nuk ka progres te asnjë popull . Hanë bari shqiptarët, e nuk e dinë se si sillen Kroatët, Serbët, Sllovenët, madje Maqedonët, e mos të flasim për Malazezët për afirmimin e tyre” .
  1. E posedoi stenogramin e përfolur të “Intervistës së Titos me officerë të lartë në Dedinje më 1979”. Nuk kam pas shansë që ta vërtetoi a është falso, edhe pse në dy vazhdime e botova në “ZËRI” ,një pjesë dhe e ndaloi Kryeradektori nga frika, apo animi titist, nuk e di. Tito e dinte se si po sillen oficerët sllavë ndaj shqiptarëve si ushtarë, dhe kurrë nuk e ngriti asnjë akuzë ndaj tyre, si komandant Suprem. Ajo që është thënë në intervistë është realiste dhe e vizaton sjelljen e Titos publikisht dhe tinzisht. E vërteta, një mik hungarez , Dudash gjatë hulumtimeve me thoshte se “Tito i ka tri fytyra morale dhe politike: Një për të shitë mend, një për të u duke se është i drejtë dhe një që dëshmon se dy të parat i ka fallso”.

32.Tito madje, nuk u pajtua me hapjen  shkallës së Tretë në Katedrën e Historisë më 1972. Por në saje të Bogumil Hrabakut ajo u hap. Madje Bogumil Hrabakut, përmes Mahmut Bakallit, titistët iu kërcënuan se “nuk guxojnë  të botohet stenogramet e Kongresit Themelues të PKJ për Serbi më 15 maj 1945, ku thuhet se: “ Për një ushtar tonë, i kemi vrarë 300 regrutë shqiptarë në Tivar”. Hrabak nuk u pajtua kurrë me atë presion. Dokumentin e botoi integral dhe pas disa muajsh u detyrua të dorë hiqet nga organizimi i Studimeve pasuniversitare, duke e maskuar me “shkaqe” tjera. Madje, ai nga inati më vonë provoi t’i botoj shumë dokumente serbiane, të cilat i shkonin politikës çetnike, në favor. Do të thotë, provoi të na hakmerret. Por ZOGU kishte fluturuar.

  1. Më 1978 Tito lejoi që të burgoset prof Sadullah Brestofci, pa bërë asnjë faj me referatin e tij për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit . Ai shpëtoi falë Fadil Hoxhës dhe historianëve në Komisionin e Historisë, të cilët i reaguan Din Batallit me argumente, për çka Dini demostrativisht e lëshoi mbledhjen. Po, sot  e dinë tërë bota se çka la Tito prapa si jashtë (mos inkuadrimin e plagosur nga masoneria religjioze) dhe si i shkuan punët në katrahurën e tij në fund të shekullit, pikërishtë pse neofashizmin serbian nuk e luftoi kurrë sinqerisht, por e ruajti karrikën deri në vdekje. Këtij mozaiku nuk i shpëtojnë edhe ata funksionarë kroatë, sllovenë, maqedonë, malazezë e sidomos boshnjakë që fshiheshin pas peshës shoviniste serbiane për interesa të tyre. Se janë konvertuar më vonë, kurrë nuk është vonë, sepse humnera nuk dallohet nga prroni, por as nuk rrafshohet nga bregu. Më duhet të them ma në fund se autokritika duhet ta përfshijë çdo kend sepse jemi lagur nga pak duke toleruar e besa edhe lavdëruar atë sistem totalitar. Po koha e ha kashtën, thotë populli. E kush ka hangër kashtë, dosjet janë, ato një ditë do të akuzojnë shumë egërsishtë. Të gjithë atyre që “ngjesin bishta” odave e kafeneve, me botimin e dosjeve do t`u mbyllet zejtaria që e kanë shndërruar në industri politike, sidomos në këto kohë të inflacionit të moralit demokratik.

Më 26 gusht 2019

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Kultura e tolerancës fetare të shqiptarëve është një fenomen “sui generis” në historinë e qytetërimit

Toleranca dhe kultura fetare shqiptare, nuk kanë  të bëjnë me “harmoninë” mes feve, sepse fetë …