Ministri Gashi priti në takim një delegacion nga Maqedonia

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur në kabinetin e tij, në selinë e MKRS-së në Prizren, një delegacion nga Republika e Maqedonisë. Ministri është takuar me zëvendës drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport në Republikën e Maqedonisë së Veriut Izmit Nura dhe drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup Skender Asani. Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve ne fushën e rinisë dhe kulturës. Ministri Gashi i informoi mysafirët për politikat që ka hartuar e zhvilluar MKRS-ja në dobi të interesave dhe fuqizimit të të rinjve dhe të fushës së trashëgimisë në Republikën e Kosovës. Ministri theksoi se është e nevojshme marrja e përvojave të mira të rajonit dhe të vendeve evropiane për ndërtimin e standardeve sa më të mira dhe të përshtatshme për nevojat e Kosovës në këto fusha. Me këtë rast, ministri Gashi tha se “jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë dhe të mbështesim projekte konkrete që janë me interes të dyanshëm dhe në favor të qytetarëve të Republikës së Kosovës e Maqedonisë”. Tutje, ministri Gashi, tha se jemi jashtëzakonisht të përkushtuar që t’i realizojmë projektet e përbashkëta në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave dhe i profesionistëve të fushat e rinisë dhe të trashëgimisë por edhe të fushave tjera për të fuqizuar bashkëpunimin edhe më tej, përkundër marrëdhënieve të mira që kanë Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë. Ndërkaq, të pranishmit në takim e falënderuan ministrin Gashi për pritjen dhe u shprehën të gatshëm për të filluar bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve të cilat kanë për qëllim fuqizimin e rinisë dhe kulturës në vend dhe në rajon. Mysafirët nga Maqedonia e shprehën mirënjohjen e tyre për gatishmërinë e treguar të ministrit Gashi për të mbështetur projektet e përbashkëta dhe bashkërendimin e hapave të mëtejmë në konkretizimin e bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi takim me banorët e Lagjes numër 4 të Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi  bashkë me kandidatët për deputet nga dega …