leoni

OAK

OAK: Kadri Veseli përkrahë ndryshimin dhe bërjen e ligjeve për një zhvillim të madh ekonomik

Sfidat e të bërit biznes në Kosovë, infrastruktura ligjore, mungesa e energjisë elektrike dhe shumë çështje tjera të ngjashme të cilat preokupojnë bizneset kosovare, ishin qëllimi i takimit të delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi falënderoi kryekuvendarin Kadri Veseli për pritjen dhe prezantoi para tij sfidat e të bërit biznes në Kosovë ku klima e të bërit biznes po vazhdon të jetë e rendë. Sipas analizave që kemi bërë në Odën e Afarzmit të Kosovës, nëse krahasohemi me Maqeoninë, me popullsi të njëtjë ne kemi mbi 50% më pak të punësuar, ku Maqedonia ka mbi 700 mijë të punësuar, theksoi Krasniqi. Ndër të tjera ai përmendi se mungojnë oferta për investitorët, mungojnë zonat industirale në vend ku në mesin e dhjetra zonave industriale vetëm një kemi funksionale deri në një masë dhe shumë probleme të tjera.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli mirëpriti këtë takim dhe  propozoi mbajtjen e një takimi më të detajuar në janar të vitit 2019 për të diskutuar më gjerësit për infrastrukturën ligjore dhe problemet e tjera të bizneseve të propozuara nga OAK.   Gjatë këtij takimi anëtari i bordit të OAK, Hamdi Malushaj theksoi si çështje infrastrukturën ligjore ku udhëzimet administrative nuk janë konform ligjeve dhe kjo paraqet pengesë mjaftë të madhe për të bërë biznes.

Në anën tjetër edhe pronarja e Kopshtit Bardha, Gëzime Rexhepi Çollaku, konsideroi sfidë të madhe pagesat e pushimeve të lehonisë dhe kërkoi nga Kryetari Veseli që ta kenë prioritet këtë çështje dhe barra e lehonisë të largohet nga biznesi.

Në këtë takim gjithashtu Oda e Afarizmit të Kosovës kërkoi nga Kryeparlamentari që të largohet nga rendi i ditës Projektligji për Miniera dhe Minerale, dhe të shqyrtohet edhe një herë në komision.

Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: Kryetari i Bordit të OAK, Skënder Krasniqi dhe anëtarët, Arsim Selmonmusaj, Diamant Elshani, Hamdi Malushaj, Hysni Zogaj dhe Zyrtarja për Informim  Doruntina Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë pretendimet e Listës Serbe se formimi i Qeverisë është kundër kushtetues

Rritja e pagave në sektorin publik në Kosovë, rrezikon të bllokohet nga Gjykata Kushtetuese për Shkelje Ligjore

Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti, ka premtuar rritjen e pagave për sektorin …