OAK

OAK kërkon nga guvernatori dhe BQK-ja që të ulën tarifat e mirëmbajtjes së llogarive nga bankat komerciale

Oda e Afarizmit të Kosovës edhe njëherë kërkon nga guvernatori dhe Banka Qendrore që të ulë tarifat e mirëmbajtjes së llogarive nga bankat komerciale, të heq kamatën prej 5% për para të imta, të bëjë unifikimin e POS-ave dhe të ulë tarifat e pagesave nga VISA dhe MASTERCARD, të cilat janë deri në 1000% më shumë se rajoni. Sipas një komunikate të OAK, këto kërkesa po përsëriten duke e marrë parasysh se jemi në fundvit dhe Oda ka pas dy takime gjatë këtij viti me guvernatorin dhe dhjetëra takime me bizneset në lidhje me këto probleme. Oda e Afarizmit të Kosovës ka ftuar edhe njëherë Bankën Qendrore të Kosovës që t’i marrë parasysh këto vërejtje, t’i dal në ndihmë biznesit dhe qytetarëve që do të ndikoj në rritjen e pagesave, rritjen e biznesit dhe zvogëlimin e informalitetit në vend. Po ashtu, OAK fton bizneset të adresojnë problemet tek ky insitucion ose në divizionin e ankesave në BQK.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …