Kryetari turk, Erdogan paralajmëron se vendi i tij nuk mund t’i bëjë ballë një “vale të re refugjatësh” nga Siria

Kryetari turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se vendi i tij nuk mund t’i bëjë ballë një “vale të re refugjatësh” nga Siria. Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar drejt kufirit turk mes përshkallëzimit të bombardimeve në provincën e Idlibit të kontrolluar nga rebelët në Sirinë veri-perëndim. Turqia tashmë strehon rreth 3.7 milionë refugjatë sirianë, popullata më e madhe e refugjatëve në botë. Erdogan paralajmëroi se një fluks i ri do të “ndihej nga të gjitha vendet europiane”. Deri në tre milionë njerëz jetojnë në provincën Idlib, rajoni i fundit i madh në Siri që ende mbahet nga luftëtarët rebelë dhe xhihadistët që kundërshtojnë Presidentin Bashar al-Asad. Duke folur në një ceremoni çmimesh në Stamboll të dielën, Erdogan tha se mbi 80.000 banorë nga Idlibi ishin afruar në zonat pranë kufirit turk në mes të bombardimeve të ngritura nga forcat siriane dhe ruse. ”Nëse dhuna ndaj njerëzve të Idlibit nuk ndalet, ky numër do të rritet edhe më shumë. Në atë rast, Turqia nuk do të bartë mbi vetë një ngarkesë të tillë emigruese”, tha ai. Efektet negative, sipas kreut të shtetit turk, do t’i ndienin të gjitha vendet europian, sidomos Greqia.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …