leoni

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, institucionet janë përgjegjëse për numrin në rritje të viktimave në trafik

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, institucionet janë përgjegjëse për numrin në rritje të viktimave në trafik

Ministria e Infrastrukturës ka ndërtuar rrugë të reja pa vënë në zbatim kriteret, siç janë auditimi dhe inspektimi i sigurisë. Kjo ministri nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për identifikimin dhe menaxhimin e vendeve të rrezikshme në rrugë (pikave të zeza). Ajo nuk kishte as kontratë për mirëmbajtjen dhe sinjalizimin e tyre, që për pasojë në vitin 2017 është rritur numri i vdekjeve në trafik. Kështu thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për sigurinë rrugore. Në raportin e këtij institucioni është konstatuar se mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve me sinjalistikë për gati dy vjet tregon mungesën e veprimeve dhe përpjekjeve të MI-së për të ofruar rrugë më të sigurta për pjesëmarrësit në trafikun rrugor. Në raport tregohet se së paku në tri raste faktori rrugor është identifikuar shkaktar i aksidenteve dhe Ministria e Infrastrukturës së bashku me komunat përkatëse janë mbajtur përgjegjëse/fajtore për këtë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …