OAK

OAK kërkon nga kryeministri Kurti gjetjen e një mundësie për vaksinimin e të punësuarve të sektorit privat

Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një shkrese ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministria e Shëndetësisë që sa më parë të gjendet mundësia dhe të fillojë vaksinimi i të punësuarve të sektorit privat në mënyrë që të mos ketë pengesa në lëvizjen e të punësuarve të tyre për çështjet biznesore. Një kërkesë e tillë nga Oda e Afarizmit të Kosovës vije me shkas, kjo pasi Bashkimi Europian shumë shpejt pritet të kushtëzojë lëvizjen e qytetarëve në bazë të vaksinimit. “OAK vlerëson se një gjë e tillë do të paraqes pengesa dhe vështirësi të jashtëzakonshme në lëvizjen e stafit të sektorit privat për udhëtime jashtë vendit, qoftë për furnizim me lëndë të parë, produkte apo gjysmëprodukte ashtu edhe për marrëveshjet dhe vazhdimin e kontratave të tyre ndërkombëtare. Poashtu, vaksinimi i kësaj kategorie duhet të jetë me prioritet për shkak se të njëjtit duhet të vazhdojnë ushtrimin e veprimtarisë së tyre dhe kësisoj janë shumë të rrezikuar për infektim dhe përhapje të virusit për shkak të kontakteve të shumta që këta të fundit kanë”, thuhet në komunikatën për media nga OAK. Tutje në komunikatë thuhet edhe se “OAK konsideron se vaksinimi i stafit është esenciale, pasiqë do të ndihmonte në mos ndaljen e punës së operatorëve ekonomik të cilët për të ushtruar veprimtarinë e tyre domosdoshmërisht obligohen të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …