leoni

OAK: Lista e deputetëve që votuan pro dhe kundër investimeve dhe zhvillimit të vendit tonë

OAK: Kosova duhet të dalë nga CEFTA pasi që prezantohet si UNMIK-Kosovo dhe jo si Republikë e Kosovës

Kosova duhet të dal nga CEFTA pasi që prezantohet si UNMIK-Kosovo dhe jo si Republikë e Kosovës, të finalizohen investimet e filluara në zonat industriale, të inicohet një studim, së cilat produkte vendore janë të pabarabarta në treg, të zgjidhen me prioritet kërkesat e bizneseve; ishin disa nga kërkesat që Oda e Afarizmit të Kosovës paraqiti gjatë takimit me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë z. Bajram Hasani. Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) të kryesuar nga kryetari i bordit z. Skënder Krasniqi, sekretari z. Diamant Elshani, anëtari i bordit z. Hasan Gigollaj, z.Hysni Zogaj dhe drejtori ekzekutiv z. Ismet Mulaj me bashkëpunëtorë, u pritën në takim nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë z. Bajram Hasani.

Gjatë këtij takimi delegacioni i OAK-së e uroi ministrin Hasani për pozitën e re, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe zgjidhje të problemeve që ka afarizmi në Kosovë, duke i përmendur edhe disa nga sfidat konkrete që duhet të tejkalohen nga MTI:

MTI të anagazhohet që të eleminohen barrierat që po krijon shteti i Serbisë duke mos pranuar kompanitë Kosovare të eksportojnë produktet e tyre në Serbi. Në këtë rast kompanitë Kosovare po humbasin disa miliona euro.

MTI të anagzhohet që të përmirësohen procedurat për kyçje në energji elektrike, e jo siç pengohet fabrika e makaronave në Zahaç, investim i bërë 22 milion euro dhe nuk i mundësohet kyçja në energji elektrike dhe në instastrukturë.

MTI të anagzhohet që produktet kosovare të cilat po konkurohen në çmime damping, konkurencë jo lojale të mbrohen me masa anti damping dhe barriera tjera ligjore.

MTI të anagzhohet që produktet që vijnë nga importi t’i nënshtrohen një kontrolli  rigoroz, sepse ka raste kur certifikata e produktit nuk është në harmoni me përmbajtjen e produktit.

MTI të krijoj politika që të mbështetën prodhuesit vendor që kanë interes për eksport.

Ndërsa ministri Hasani, theksoi që është i fokusuar në zhvillimin e prodhimeve vendore dhe rritjën e eksportit, gjithashtu z.Hasani theksoi që për MTI është shumë e rëndësishme finalizimi i parqeve të biznesit dhe krijimi i klimës së përshtatshme për të bërë biznes. Në përfundim të këtij takimi që të dyja palët u dakorduan që Kosova duhet të ofroj më shumë kushte për të bërë biznes dhe Kosova duhet të ketë oferta konkrete për investitor të huaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …